Kjo është agjenda e vizitës së Vuçiqit në Kosovë

23:35 | 7 Shtator 2018
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Vuçiq do të vijë në Kosovë të shtunën në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë,

Në ora 15:40 në Leshak,

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak,

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e Sporteve në Leposaviç,

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje./KP

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme