Ish i dashuri i Ariana Grandes, Mac Miller u gjend i pa shenja jete sot në moshën 26 vjeçare.
Trupi i pajetë i repperit u gjet në shtëpinë e tij në luginën San Fernandos jashtë Los Angeles, në mesditën e së premtes, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info.
Ai u deklarua i vdekur në vendngjarje, sipas një raporti të TMZ.
Besohet se si shkak i vdekjës së tij ishte mbidoza.
Milleri, emri i vërtetë, Malcolm James McCormick, ishte i lidhur me këngëtaren Ariana Grande, i cili përfundoi marrëdhënien dy vjeçare me këngëtarën në muajin maj.
Pas ndarjes së tyre, ai luftoi me qetësi, dhe muajin e kaluar u akuzua dy herë zyrtarisht se kishte vozitur në ndikim të drogave dhe alkoolit.
Akuzat e BDI-së kanë të bëjnë me një incident menjëherë pas ndarjes së çiftit. Miller ishte në ndikim të alkoolit sipas limitit ligjor kur u arrestua për një aksident me makinë dhe u arratis nga skena e këtij aksidenti në Los Angeles në maj të këtij viti. /arbresh.info/
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
BE fton Kosovën që të ecë përpara me themelimin e Asociacion...