Google ADS

Gjuriq paraqitet nga veriu: Së bashku me Listën Serbe po përgatitin terenin para vizitës se Vuçiqit

20:09 | 7 Shtator 2018
Arbresh.info

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po qëndron në territorin e Kosovës një ditë para vizitës së paralajmruar të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Arbresh.info.

Ai në një paraqitje para mediave serbe afër vetës ka pasur edhe anëtarët e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe koalicion me qeverinë Haradinaj.

Gjuriq ka thënë se ende zyrtarisht nuk dihet nëse Vuçiq do të vizitoj Kosovën gjatë ditës së nesërme. “Nga ora 21:00 presidenti do t’i drejtohet popullit serb në lidhje me të gjitha ngjarjet e fundit”, tha ai./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=5TRXeGeZd6Y&feature=youtu.be

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme