Presidenti rus Vladimir Putin ka kundërshtuar thirrjen e Turqisë për armëpushim në provincën e Idlibt.
Në një mbledhje mes Iranit, Turqisë dhe Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të vazhdoj luftën kundër terrorizmit.
Idlib është bastioni i fundit i madh i opozitës siriane, me pothuajse tre milionë banorë. Ekziston frika se një ofensivë e madhe e qeverisë siriane, e mbështetur nga Rusia dhe Irani, do të ndodhë atje.
Gjatë takimit në Teheran, presidenti iranian Hassan Rouhani foli gjithashtu për “luftimin e terrorizmit” në krahinë, por tha se civilët nuk duhet të vuajnë.
Sulmet e reja ajrore mbi pozicionet rebele në Idlib u raportuan të premten në mëngjes. Më parë, i dërguari i ri i SHBA për Sirinë tha se kishte “dëshmi” se forcat qeveritare siriane po përgatiteshin për të përdorur armë kimike./arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”