Modelet dhe yjet e ekranit shpesh janë bërë viktimë e gafave në përdorimin e Photoshop-it. Deformimet e pjesëve të ndryshme të trupit apo edhe zhdukja e tyre si me magji janë kapur nga lexuesit e revistave e janë bërë objekt humori në rrjetet sociale. Por kësaj here, një gjë e tillë i ka ndodhur kandidatit republikan për president të SHBA, Jeb Bush.
Ekipi që merret me mbledhjen e fondeve për fushatën e Bushit u ka dërguar me postë një fletë-palosje qytetarëve të Iowa-s, në të cilën promovohet kandidatura e republikanit.
Por ajo që bie në sy menjëherë sapo shikon foton është dora e majtë e Bushit, e cila është më e errët në ngjyrë në krahasim me dorën tjetër.
Përdoruesit thonë se Photoshop-i është përdorur për të ngjitur fytyrën e Bushit mbi trupin e një afroamerikani, por një harresë e autorit ka bërë që fotomontazhi të zbulohet.
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet tallëse, ndërsa rivali Donald Trump ka gjetur rastin për të komentuar: Jep nuk bën kurrë gjë të hajrit!/shekulli/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...