Kryetari i VV-së, Albin Kurti, në një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka kërkuar që Tirana të dalë me një qëndrim kundër idesë së Hashim Thaçit për shkëmbim të tërritoreve.
“Në takim u theksua nevoja që Tirana zyrtare të shprehet hapur kundër manovrave manipulative që po ndërmerr Hashim Thaçi, të cilat rrezikojnë të copëtojnë dhe degradojnë shtetin e Kosovës, me pasoja për gjithë kombin shqiptar, dhe në shpërputhje me vullnetin e popullit dhe të shumicës shqiptare të deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Kurti ka shpalosur qëndrimet e Lëvizjes në raport me zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, të cilat kanë nxjerr në pah rrënimin e demokracisë në vend përmes bllokimit që Qeveria i ka bërë Kuvendit të Kosovës dhe dialogut të gabuar e pa parime me Serbinë që po zhvillohen siç thonë ata nga një President i papërgjegjshëm si Thaçi.
“Kosova ka nevojë të forcohet e konsolidohet si shtet ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, duke u orientuar nga Republika e Shqipërisë për të hequr të gjithë llojet e kufijve që po na mbajnë të ndarë”, thotë VV.
Gjatë ditës së djeshme VV ka ftuar LDK-në që të organizojnë një protestë masive kundër Hashim Thaçit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...