Google ADS

Merkel premton mbështetjen e Gjermanisë në dhënien fund të krizës midis Katarit dhe 4 kombeve arabe

16:29 | 7 Shtator 2018
Arbresh.info

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se mosmarrëveshja midis Katarit dhe katër vendeve arabe tregon se sa e rëndësishme është bashkëpunimi në rajon.

Ajo premtoi mbështetjen e Gjermanisë për masa konstruktive për t’i dhënë fund krizës.

Në hapjen e një forumi afarist Katar-Gjermani së bashku me Emirin Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani në Berlin të premten Merkel sugjeroi se krizat diplomatike të vendit me Bahrein, Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin të këqija për ekonominë dhe sigurinë rajonale. Sipas kancelares, “Gjermania nuk është pjesë e një konflikti por ne i përkrahim këto vende.”

Al Thani falënderoi Merkel për mbështetjen e saj, duke thënë se Katari e vlerëson duke thënë se Katari e vlerëson “qëndrimin shumë etik të Gjermanisë kundër masave të paligjshme të imponuara nga ne nga fqinjët tanë”, raportoi AP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme