Serena Williams vazhdon rrugëtimin e saj për titullin e 24 të Grand Slamit në karrierë.
Amerikania 36-vjeçare ka mundur në gjysmëfinale me shumë lehtësi, Anastasija Sevastovan.
Ndeshja u mbyll për 1 orë e 6 minuta, ku Serena fitoi me rezultatin 2-0 në sete (6-3 6-0), me një dominim të theksuar.
Pas zhgënjimeve në Cincinnati, San Jose apo dhe Wimbledon, ku humbi në finale, Williams duket me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke kërkuar t’i rikthehet fitoreve të mëdha. E nëse pritej një finale e tëra amerikane, nuk do të jetë kështu.
Naomi Osaka nuk resht së habituri, duke u kualifikuar në mënyrë surprizë në finale, transmeton SuperSport.
Tenistja 20-vjeçare mundi amerikanen Madison Keys (6-2, 6-4), në një ndeshje e cila zgjati 1 orë e 25 minuta.
Pavarësisht se është në moshë të re, Osaka tregoi pjekuri dhe përqendrim të madh në lojë, duke mos e pasur problem skenën e madhe të US Open.
Ajo u bë gjithashtu e para japoneze në histori, që kualifikohet për një finale Grand Slami, por mund të bëhet dhe e para që e fiton një të tillë, nëse dhuron surprizën e radhës duke mundur legjendën Serena Williams në finalen e madhe.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...