Dieta jo e shëndetshme gjatë shtatëzënisë mund të lidhet me ADHD!

13:56 | 7 Shtator 2018
Arbresh.info

Një dietë e lartë me sheqer gjatë shtatzënisë mund të lidhet me simptomat e ADHD tek fëmijët, tregon një hulumtim i ri.

Hulumtimi i udhëhequr nga shkencëtarët e Kolegjit të Mbretit në Londër dhe Universitet të Bristolit ka zbuluar se një dietë e lartë me sheqer gjatë shtatzënisë mund të lidhet me simptomat e ADHD tek fëmijët që tregojnë probleme të sjelljes në fillim të jetës.

Botuar në “Revistën e Psikologjisë dhe Psikiatrisë së Fëmijës”, ky studim është i pari që tregon se ndryshimet gjenetike të dukshme në lindje mund të shpjegojnë lidhjen midis dietës jo të shëndetshme, problemeve të sjelljes dhe ADHD. Problemet e sjelljes dhe çrregullimi i vëmendjes/ deficitit të hiperaktivitetit (ADHD) janë problemet më shqetësuese të fëmijëve në Britani të Madhe. Këto dy çrregullime kanë tendencë të ndodhin së bashku (më shumë se 40% e fëmijëve me diagnozë të çrregullimit të sjelljes, kanë gjithashtu një diagnozë të ADHD).

Në këtë studim të ri të pjesëmarrësve nga grupi “Fëmijët e viteve 90” me bazë në Bristol, 83 fëmijë me probleme të sjelljes së hershme u krahasuan me 81 fëmijë që kishin nivele të ulëta të problemeve të sjelljes. Hulumtuesit vlerësuan se si ushqimi i nënës kishte ndikim në ndryshimet gjenetike, më saktësisht në metilimin (procesi i zëvendësimit të hidrogjenit me një grup metil) e ADN-së të IGF2, një gjen i përfshirë në zhvillimin e fetusit dhe zhvillimin e zonave të trurit të implikuara në ADHD– trurit të vogël dhe në hipokampus. Veçanërisht, metilimi i ADN-së së IGF2 ishte gjetur më parë në fëmijët e nënave të cilët ishin të ekspozuar ndaj urisë në Holandë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hulumtuesit nga Bristol kanë zbuluar se ushqimi i dobët prenatal, i përbërë nga niveli i lartë i yndyrës dhe sheqerit, ushqimit të përpunuar dhe ëmbëlsirave, ishte shoqëruar me metilim më të lartë IGF2 në fëmijët me probleme të sjelljes së hershme dhe ata me probleme të sjelljes së ulët. Metilimi i lartë i IGF2 u shoqërua gjithashtu me simptoma të ADHD më të larta ndërmjet moshës 7 dhe 13 vjeç, por vetëm për fëmijët që treguan një fillim të hershëm të sjelljes problematike.
Dr. Edward Barker nga Kolegji i Mbretit, në Londër, tha: “Të gjeturat tona që ushqimi i dobët prenatal u shoqërua me metilim më të lartë IGF2 thekson rëndësinë e një diete të shëndetshme gjatë shtatzënisë”. Këto rezultate sugjerojnë se promovimi i një diete të shëndoshë prenatale mund të ulë simptomat e ADHD. Dr Barker shtoi:

“Tani duhet të shqyrtojmë llojet më specifike të të ushqyerit. Për shembull, llojet e yndyrave të tilla si: acide yndyrore, omega 3 nga peshqit, arrat dhe pulat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin nervor./revista psika

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme