Boris Johnson ndahet nga gruaja, pas 25 vitesh martesë

13:23 | 7 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Ish-sekretari  i jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe gruaja e tij Marina Wheeler kanë konfirmuar se janë ndarë.

Në deklaratën e përbashkët, ata kanë theksuar se tanimë janë në procesin e divorcit, transmeton portali arbresh.info

Konfrimimi erdhi pasi gazeta britaike “The Sun” publikoi disa lajme në lidhje me ndarjen e tyre.

Çifti ka qenë i martuar për 25 vite dhe në deklaratë thuhet se vendimi është marrë disa muaj më parë.

Johnson e la qeverinë në korrik në këtij viti, pasi sulmoi ashpër kryeministren Theresa May në lidhje me planin e saj për Brexit.

Boris dhe Marina janë prindër të katër fëmijëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme