Në Bruksel sot Federica Mogherini në takime të ndara ka pritur presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandar Vucic.
Në deklaratën e saj për media, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, ka thënë se beson në përkushtimin e dy presidentëve për të arritur në një marrëveshje, shkruan portali arbresh.info.
Por, sipas Mogherinit ka ende vështirësi në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian
“Në kontekstin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës kam pritur presidentin Aleksandar Vucic të Serbisë dhe presidentin Hashim Thaçi të Kosovës në Bruksel sot. Kam zhvilluar disa raunde të bisedimeve me të dy në format bilateral në të gjitha çështjet e vendosura në tavolinë. Ende ka vështirësi. Besoj në përkushtimin e plotë të dy presidentëve për të vazhduar procesin dhe arritjen në muajt e ardhshëm një marrëveshje ligjërisht detyruese për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Unë do të mbledh në Bruksel sesionin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut para Javës Ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të sjellë të dyja palët së bashku për të avancuar punën mbi përmbajtjen e marrëveshjes”, thuhet në deklaratën e shefes për Politikë të Jashtme.
Marko Gjuriq e ka konfirmuar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk do të takohet sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel.
Këto deklarime Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriq i ka bërë pas takimit që delegacioni serb ka pasur me Federica Mogherinin.
Ndërkohë bëhet e ditur se raundi i ri i bisedimeve do të mbahet gjatë këtij muaji./arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...