Po jetojmë në mijëvjeçarin e inteligjencës. Pas dy mijë vjetësh mbetet enigmë gjeneza e të qenët i zgjuar apo gjeni.
Qeveria amerikane ka vënë në dispozicion të shkencëtarëve 500 milionë dollarë për një program studimesh, i cili do të nxjerrë në pah të dhëna mbi të qenët gjeni.
Pyetje pa përgjigje
Përse talentët e matematikës janë shpesh miopë ose mëngjarashë? Përse femrat gjeni janë kaq të rralla? Shumë prej këtyre pyetjeve u përgjigjet neurologu dhe psikiatri francez Roger Vigouroux (Vigoroz), i cili është marrë me këtë studim prej kohësh. Ai jep prova mbi misterin e panjohur të talentit të artistëve gjeni. Madje, sipas Vigouroux, nuk është e thënë që gjenialiteti të jetë gjithnjë i lidhur me trashëgiminë familjare. Moxarti, për shembull, pa dyshim ka lindur i tillë, por ka edhe të dhëna të tjera që tregojnë se shumë prej tyre janë bërë gjeni duke jetuar në botën e artistëve. Psikiatri i njohur francez shpjegon se në kërkimet që ka bërë deri tani, shumë prej gjenive formohen, siç është fjala për Petër Iliç Çajkovski, i cili ndryshoi drejtimin e rrjedhës së jetës së tij kur ishte në moshë të pjekur. Megjithatë, konkludimet e tij sa janë të guximshme, aq janë intriguese.
Pesha e trurit
Çfarë ndryshimi ka midis gjenive të mëdhenj dhe njerëzve me një inteligjencë normale?
Natyrisht, kjo nuk ka lidhje me peshën e trurit të tyre. Anatol Frans, fitues i çmimit Nobel në letërsi, kishte më pak materie gri se një njeri normal, pra kishte pothuajse një kilogram tru, kundër një kilogram e gjysmë që ka homosapiensi normal. Por ka raste, si ai Oliver Kromuellit ose poetit Bajron, që duket se demonstrojnë të kundërtën, pasi të dy këta kanë më pak se dy kilogramë tru secili. Gjenialiteti varet pak a shumë nga organizimi i neuroneve në trurin e tyre.
Rolet e hemisferave të trurit
Nuk funksionojnë asimetrikisht të dyja lobet e trurit. Normalisht, pjesa e majtë e trurit përgjigjet për gjuhën, ndërsa pjesa e djathtë e udhëheq intuitën, emocionet, analizat vizive-hapësinore. Ndërsa te gjenitë-artistë është parë që hemisfera e majtë, ajo që pjesë që udhëheq gjuhën, është më ndryshe, krahasuar me gjysmën tjetër. Truri i tyre është më simetrik, dy hemisferat janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Dhe diçka tjetër kurioze: siç dihet, mëngjarashët janë të dhënë pas matematikës. Specifika e dy hemisferave te këta gjeni është e kundërt, kjo ka ndodhur me Leonardo Davinçin, talent në pikturë dhe muzikë.
Pse një zonë celebrale mund të jetë pak a shumë më aktive se tjetra, janë procese që vijnë gjatë jetës. Pak a shumë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, një sekrecion i fortë hormonesh mashkullore mund të stimulojë zhvillimin e trurit, duke shkaktuar ndryshime me pjesën tjetër. Mund të ndodhë ajo që ne e quajmë dhunti natyrale ose ndryshe, në të kundërt, mangësi në ndonjë funksion, siç është për shembull vështirësi në të lexuar te disa fëmijë. Pra, është e drejtë të themi që gjenitë lindin dhe nuk bëhen.
Zakonisht, një gjeni i jashtëzakonshëm bëhet i dukshëm shumë herët dhe kjo vërteton atë që thuhet se gjenitë lindin. Kur ishte katër vjeç, Moxarti dëgjonte të motrën kur luante në violonçel dhe më pas i riprodhonte të gjitha në kujtesë, kurse Shopeni kompozoi polkën e tij të parë kur ishte gjashtë vjeç.
Sergej Prokofjev shkruajti katër opera në moshën midis 9 dhe 14 vjeç. Shembujt nuk janë të njëjtë në muzikë dhe drejtime të ndryshme. Pjesa e majtë e trurit, pra ajo që udhëheq gjuhën, rritet më ngadalë se e djathta që e udhëheq emocionin, krijimin dhe lidhet direkt me intuitën. Në favor të kompleksitetit të gjeniut janë rastet kur këta gjeni vijnë direkt nga familje artistësh. Për shembull, gjyshi i Bahut, Johan Sebastian, kishte lindur 20 fëmijë, prej të cilëve 5 ishin muzikantë të mëdhenj. Nuk mungojnë edhe familjet e mëdha, si ato Belini dhe Guardi, që kultivuan gjeni të këtij rangu. Është e nevojshme të ketë një ambient i cili favorizon fëmijët që të rriten natyralë dhe më pas, nëse ata janë gjeni, kjo vërtetohet vetvetiu herët a vonë.
Në cilat raste nuk ndodh?
Është shumë e vështirë ta provosh. Kompozitori francez Hektor Berlioz ishte i destinuar nga familja e tij të bëhej mjek. Ai mësoi detyrimisht mjekësinë dhe paralelisht edhe solfezhin pa ndihmën e ndonjë mësuesi.
Piktori i madh Henri Matis, djali i një tregtari drithërash, nuk u ndikua fare nga prindërit, edhe pse ata i kishin thënë që e ardhmja e tij lidhej me drithin.
Ndërkohë Petr Iliç Çajkovski, hyri në koservator kur ishte 22 vjeç, ndërkohë që më parë studionte në fakultetin e jurisprudencës.
Dhuntitë e tyre natyrale kanë mundur të shfaqen në ambiente të ndryshme, madje, në disa raste, fare të pafavorshme. Është ky shkak që në ambiente të tilla shumë prej dhuntive, sidomos te gratë, nuk kanë mundur të shfaqen ashtu si duhet, sidomos në rastet kur ato kanë pasur prirje për tu bërë artiste. Kjo nënkupton se ka ndryshime midis gjenive të seksit femër dhe mashkull.
Ekzistojnë ndryshime të vogla anatomike midis trurit të femrave dhe meshkujve.
Gratë kanë një tru më të vogël, ato janë më të ndjeshme se burrat dhe në këto raste, për sa i përket hemisferës përgjegjëse për pjesën e gjuhës ajo është e aftë të skematizohet në mënyrë të tillë, sa të flasë me përgjegjësi për emocionet që shprehin gratë, gjë që shumë rrallë ndodh me burrat. Duhet të themi se edhe burrat gjeni kanë aftësi më të mëdha, sidomos në aspektin viziv. Por ajo që është themelore dhe e përbashkët mes gjenive të të dy sekseve janë përgjegjësitë shoqërore që ofrojnë ata kundrejt shoqërisë.
A mund të përmendim ndonjë grua gjeni?
Sigurisht. Piktoret: Berthe Morisot dhe Suzanne Valadon, kompozitoren gjermane
Taillefer, shkencëtaret Marie Curie, George Sand, Simone de Beauoir dhe Margarite Duras.
Nuk janë pak, krahasuar me burrat
Duhet një kohë e gjatë për të renditur një listë me emra grash gjeni, por nuk duhet të harrojmë që ndërhyn dukshëm edhe psikologjia. Nëse hetojmë energjitë e tyre, krahasuar me mënyrën se si i përdorin burrat, ka vërtet shumë ndryshime.
Thuhet se gratë janë të afta të shprehin gjenialitetin e tyre krijues kur janë në maternitet.
Nuk është krejt kështu. Gratë artiste në jetën e përditshme, përveç raportit që kanë me inteligjencën, krijojnë lidhje të tjera me bukurinë dhe aftësitë e tyre krijuese. Prandaj thuhet se gratë janë më të afta të shprehin ndjenjat e tyre në art dhe në letërisi, krahasuar me meshkujt.
Por kur plakemi, a humb gjenialiteti?
Jo. Mjafton të kujtosh shembujt e gjenive të tillë, si piktori Jean Auguste Ingres, i cili e pikturoi kryeveprën e tij Banjoja turke kur ishte 83 vjeç apo rasti i Jean Batiste Corot, i cili kur ishte 75 vjeç pikturoi Katedralja Sens. Ndërsa Josef Haydan nuk ishte më djalosh kur kompozoi Stinët. Humbja e neuroneve është evidente pas moshës 20 vjeçare, por kjo nuk do të thotë se ato nuk gjenerohen sërish gjatë kohës së pleqërisë.
Si lind një vepër arti te gjenitë?
Nuk mund të bëhen supozime, megjithatë nga studimet që janë bërë, vihet re se asnjë artist nuk e ka të fiksuar veprën e artit në tru, ashtu siç flitet zakonisht. Sigurisht, aty ka pjesë të ndryshme të kësaj vepre, por ajo piqet dalëngadalë, duke lindur në këtë mënyrë një objekt i cili është krejtësisht i ndryshëm nga ai prej të cilit mund të jenë nxitur ata në fillim. Por të mos harrojmë se embrioni i një vepre arti mbetet i pavdekshëm në tru. Pra, nuk ekziston në tru një vepër arti ideale.
Kurrë!
Madje, edhe kur frymëzohemi nga diçka, ato hyjnë në funksionet celebrale ashtu si në një lojë. Më pas janë emocionet ato që latojnë idenë e një vepre arti, duke e sjellë në formën ideale. Të mos harrojmë idealja kurrë nuk mund të realizohet qind për qind në telajo, pentagrame apo në letër. Filozofia e ka provuar këtë tashmë.
A mund të edukohen fëmijët për t’u bërë gjeni?
Asnjëherë qind për qind. Por është e rëndësishme që gjatë moshës 3 deri në 7 vjeç fëmijët të jenë të aftë të riprodhojnë në mënyrë fantastike gjithçka që ndodh për rreth. Truri i tyre ka nevojë për një fizkulturë të ngjashme, pra të dëgjojë muzikë, të shikojë piktura ose të merret me lodra që lidhen me ndërtimin, duke e zhvilluar kreativitetin. Është e nevojshme që të gjithë prindërit të përfitojnë kohë nga kjo periudhë, por pa e tepruar. Nuk duhet që fëmijët të rrezikojnë një fat të ngjashëm me atë të vogëlushit Moxart./revista psika
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...