Google ADS

Hahn: Prishtina dhe Beogradi mund të flasin për shkëmbime territoresh

11:59 | 7 Shtator 2018
M. A.

Komisionieri për Zgjerim në Komisionin Evropian, Johans Hahn, ka thënë sot në Vjenë se Beogradi dhe Prishtina “ mund të diskutojnë rreth idesë së shkëmbimit të territoreve”, raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’.

Sipas tij, të dy shtetet duhet ta dinë që ajo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të gjithë komunitetin ndërkombëtarë.

“Ajo marrëveshje duhet t’i kontribuojë stabilitetit në rajon”, ka thënë Hahn.

Kujtojmë se ideja për shkëmbim të territoreve është kundërshtuar ashpër nga faktori politik në vend, duke thënë se një gjë e tillë mund të ngritë tensionet në Ballkanin Perëndimor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme