Qeveria siriane po përgatit një sulm kimik

09:12 | 7 Shtator 2018
Arbresh.info

I dërguari i ri amerikan për Sirinë ka thënë se ka shumë dëshmi që forcat qeveritare siriane janë duke përgatitur përdorimin e armëve kimike në Idlib.

Jim Jeffrey tha se një ofensivë kundër zonave të mbajtura nga rebelët do të ishin një përshkallëzim i pamatur, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info.

Qeveria siriane ka mohuar pambarim përdorimin e armëve kimike.

Avionët rusë kanë bombarduar zonat e rebelëve në rajonin veri-perëndimor, pasi trupat përgatiten për një ofensivë masive.

Sot pritet të mbahet një samit në Iran në mes të liderëve të Rusisë dhe Irani, të cilat mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad dhe Turqinë, e cila ka mbështetur disa fraksione rebele./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme