Natën e së mërkurës një sherr mes tij dhe një 26 vjeçari shqiptar i solli vdekjen.
Këtë të enjte në Brescia të Italisë, hetuesit e kanë pyetur sërish të riun që të tregojë të gjithë dinamikën e ngjarjes që i kushtoi jetën 32 vjeçarit shqiptar (Arben Kola), baba i dy fëmijëve.
Ashtu si edhe dje, Marsel Disha Romelli ka zgjedhur heshtjen dhe nuk ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi në një lokal bastesh. E vetmja fjali që ka thënë i riu shqiptar ka qenë: “Nuk mendova se e godita aq shumë”.
Autoritetet ende nuk e dinë sesi ka ndodhur sherri mes dy të njohurve. Arben Kola humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Media lokale shkruan se ndaj 32 vjeçarit është qëlluar me mjete të forta dhe në pjesën e kraharorit atij i është çarë një arterie, duke i sjellë kësisoj vdekjen.
Gjyqi ndaj 26 vjeçarit nuk ka sjellë ndërkohë të dhëna të reja. Tre janë avokatët që ka ndërruar deri më tani i riu, pasi nuk pranon të flasë.
Pas sherrit mes dy shqiptarëve, Marseli është larguar nga vendngjarja por është arrestuar disa minuta më pas nga policia. Media lokale vë në dukje se 32 vjeçari Arben Kola ishte i papunë. Të dy shqiptarët kishin precedentë penalë në lidhje me tregtimin e drogës./Gazeta Express
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...