Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpjeguar se ideja që Lugina e Preshvës t’i bashkohet Kosovës është konkretizuar pas takimeve që ka pasur me liderët e Luginës së Preshevës.
“Nuk ka terma konkret të marrëveshjeve, unë kam hedhur idenë pas takimit që kam zhvilluar me përfaqësuesit e Luginës, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, atë kërkesë e kam deklaruar publikisht, para gjithë kombit dhe para gjithë Botës. Do ta institucionalizoj këtë ide në tavolinën në Bruksel”, tha Thaçi në një intervistë me Blendi Fefziu për emisionin Oponion.
Ai ka sqaruar se sot bota ka ndryshuar, BE ka ndryshuar, SHBA ka ndryshuar, Rusia ka ndryshuar, Ballkani ka ndryshuar. “Sot gjërat janë ndryshe, nuk mund të mendohet se pozicioni ndërkombëtar është kundër serbëve, kjo është injorancë të mendohet kështu”.
“SHBA dhe BE e duan Kosovën në NATO dhe në BE, por po ashtu edhe Serbinë e duan në BE, dhe kërkohet një marrëveshje paqësore dhe historike, dhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të kundërshtohej nga askush”, tha ai dhe shtoi se kemi përkrahjen e SHBA-së dhe të Parlamentit Evropian për negociata.
Ai po ashtu ka sqaruar se ideja për Luginën është e vetë përfaqësuesve politik të Luginës.
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë