Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po zhvillon një intervistë televizive, ku po flet për fazën finale të bisedimeve Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se ky është një proces i rëndësishëm dhe çështje e ndishme që ngjall debat. Por, njohja reciproke mes dy vendeve është e domosdoshme për rrugëtimin e të dyja vendeve në rrugëtimin ndërkombëtar, shkruan Indeksonline.
„Jemi në një proces të rëndësishëm dhe është çështje e ndishme. Ajo që është e rëndësishme është të arrihet marrëveshja mes dy vendeve, sepse jemi në një situatë të ngrirë. Jam shumë pak optimistë, por shoh një dritë në fund të tunelit. Jam pak optimist sepse është një konflikt shekullor. Unë nuk pajtohem se do të ketë luftra dhe tragjedi. Sepse të dyja vendet kanë synime në rrugën e ndërkombëtarizimit të të dyja vendeve“, ka thënë Thaçi.
Ai më tej ka theksuar se nuk është dorëzuar, por është pak optimist se mund ta bindë Serbinë ta njoh Kosovën.
”Unë po punoj që të arrijmë njohje reciproke. Unë nuk nuk jam i lodhur, por nuk kam fuqi ta bindë, unë nuk kam fuqi ta bind Serbinë jo vetëm unë, por nuk e shoh askënd në botë që mund ta bindë Serbinë ta njoh Kosovën, por është vështirë e parealizuashme”.
”Unë nuk po shoh që dikush mund ta bindë, nëse kushdo në botë do e bënte këtë do ja zgjasja dorën.Marrëveshja paqesore mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte normalitet në gjithë Ballkanin Perëndimor“, ka thënë ai.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...