Spaho: Refuzimi i vettingut tregoi se Rama është peng i krimit

18:29 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, e ka cilësuar refuzimin e vettingut nga kryeministri Edi Rama, si provë të qartë se kreu i qeverisë dhe krimi janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Përmes një postimi në Facebook, Spaho shkruan se Rama po përdor mediat dhe drejtësinë për të mashtruar shqiptarët.

Ja postimi i Spahos:

Refuzimi i Edi Ramës për vettingun me ligj të politikanëve provoi se Rama është peng i krimit!

Kryeministri i krimit po përdor drejtësinë e tij dhe mediat e tij për të mashtruar shqiptarët.

Edi Rama e refuzon vettingun me ligj të politikanëve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme