Referendumi i ardhshëm është sfidë për vendin tuaj. Duhet të vendosni se a do të ngelni në të kaluarën apo do ta zgjedhni të ardhmen. Dalja në referendum duhet të jetë e lartë, si dhe do të jetë në interes edhe të vendit tuaj edhe të BE-së, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Anselborn pas takimit me homologun e tij Nikolla Dimitrov, transmeton Portalb.mk.
“E di se keni situatë të veçantë në vendin tuaj dhe jam i lumtur që ndodhem këtu në këto momente të rëndësishme për ju, në prag të referendumit me 30 shtator. E mbaj mend mirë vitin 2005 kur morët status për kandidat për anëtarësim në BE dhe e di sa ishte vështirë, deri në këtë vit, kur përsëri e keni hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së”, tha Aselborn.
Ai shprehu kënaqësi që Maqedonia dhe Greqia gjetën zgjidhje për kontestin, dhe siç tha, “të dy kryeministrat e vendeve e hapën derën dhe kanë dhënë nxitje pozitive për tërë rajonin”.
“Në vitin 2005 kur Luksenburgu e kryesonte Bashkimin Evropian, ideja ishte që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen anëtarë të BE-së deri në vitin 2015. Rajoni i Ballkanit është rajoni jonë, rajon i BE-së, por janë të nevojshme përpjekjet e të dy palëve”, tha Aselborn dhe shtoi se do të ishte gabim nëse deri në qershor nuk bëhen hapa që të sillet vendim pozitiv. Vendosëm që tani është momenti të themi “po” për vendin tonë, sollëm zgjidhje të emrit dhe nuk mund të presim dy apo tre vite për vendim, nëse e kishim shtyrë do të kishim bërë sinjal negativ për tërë rajonin”, tha Aselborn.
“Të dashur qytetarët të Maqedonisë ju presim në BE dhe NATO”, tha Aselborn duke folur në gjuhën maqedonase në fund të konferencës për media.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...