Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit shefat e grupeve parlamentare të merren vesh për mbajtjen e një seance të vetme për çështjet që kërkojnë pozita dhe opozita.
Krasniqi në një deklaratë për media ka thënë se mund të jetë një seancë në të cilën do të miratohej rezoluta e opozitës për territorin dhe ekipi negociator i propozuar nga qeveria.
“Unë shpresoj që të merremi vesh në Kryesi. Mund të jetë vetëm një seancë në të cilën do të miratohet rezoluta dhe në të cilin paraqitet edhe ekipi negociator. Pasi janë dy seanca për një temë të vetme”, ka thënë Krasniqi.
“Kemi humbur edhe ditën e tretë për shkak të seancave konkurrente dhe sikur të punonim bashkërisht me punë kontrete do të arrinim që të krijojmë një platformë deri te pikat e kuqe dhe të mandatojmë një ekip për dialogun në Bruksel. Të shpresojmë që në kryesi të marrin pjesë të gjithë dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë ai.
I pyetur përse pozita po bojkoton seancën e thirrur nga opozita, Krasniqi ka thënë se është kundërpërgjigje e bojkotit që ia ka bërë opozita seancës së thirrur nga kryeministri Haradinaj.
“Në emër të PDK-së opozita sot e kuptoi që qasja e bojkotit nuk sjell asgjë pozitive. Ka jo funksionalitet të Kuvendit. Bojkoti rëndom sjell bojkot dhe kjo nuk i bën mirë Kuvendit. Ne e bojkotuam seancën e opozitës pasi ajo bojkotoi seancën e thirrur nga kryeministri Haradinaj”, ka thënë veç të tjerash Krasniqi.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve