Daçiq: Autoritetet kosovare pengesa kryesore për marrëveshje në Bruksel

12:03 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se Prishtina është pengesa kryesore pse nuk po arrihet zgjidhja e kompromisit mes dy vendeve.

Daçiq shtoi se nuk e di se çfarë mund të presë nga dialogu i nesërm në Bruksel, në të cilin delegacionet e të dyja palëve do t’i udhëheqin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, raporton tanjug, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij thirrjen e BE-së për të gjetur një zgjidhje Prishtina nuk po e dëgjon.

Në një intervistë për TV Prva, ai tha se e gjithë Evropa dhe bota bëjnë thirrje për marrëveshje, marrëveshje ligjërisht e obligueshme, ndërsa autoritetet kosovare janë pengesa kryesore për këtë.

Ndryshe sot edhe presidenti Thaçi ka deklaruar se janë larg gjetjes së një marrëveshjeje me Serbinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme