Google ADS

Në këtë vend nuk lejohet të hash në rrugë

10:06 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Turistët në Firence janë paralajmëruar që mund të gjobiten deri në 500 euro nëse kapen duke ngrënë në rrugë.

Ligjet e reja, që hynë në fuqi, ndalojnë ngrënien në katër rrugë të qendrës së qytetit historik, transmeton portali arbresh.info.

Bizneseve vendore në zonat e prekura u është kërkuar të vendosin shenja që paralajmërojnë vizitorët rreth ndalimit në vende të shquara.

“Respektoni banorët, tregtarët dhe punëtorët e kësaj rruge”, thuhet në shenjë.

Firence është e njohur për kuzhinën e saj dhe rishikimet në Tripadvisor e kanë vlerësuar qytetin me sanduiçet më të mirë në botë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme