Google ADS

Rita e Dua prapë në të njëjtin vend por nuk flasin me njëra- tjetrën

09:34 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Emrat më të mëdhenj të shou nbizit ndërkombëtar kanë figuruar mbrëmë në GQ Men Of The Year Aëards që është mbajtur në Londër.

Në ngjarjen e organizuar në bashkëpunim me grupin HUGO BOSS, të pranishme ishin edhe dy kosovaret e famshme, Rita Ora e Dua Lipa, përcjell arbresh.info.

Të dyja ato kanë shkëlqyr me paraqitjen në tepihun e kuq, Rita me një fustan transparent, e Dua me një fustan si leopard.

Mirëpo, as këtë radhë, pavarësisht se janë të dyja nga Kosova nuk është parë ndonjë kontakt mes tyre, madje as një foto.

Duket se rivaliteti mes Ritës dhe Duas nuk e ka ndërmend të ndalet ndonjëherë./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme