Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim (LB), Raif Qela, ka vlerësuar se formimi i ekipit negociator dhe përbërja e tij nuk janë garanci se vazhdimi i bisedimeve në këtë mënyrë do të ketë sukses.
Ai ka thënë se formimi i këtij ekipi ka për qëllim mbajtjen e stabilitetit të Qeverisë, por jo zgjidhjen e problemit.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Qela ka deklaruar se pozicionimi i pjesës më të madhe të skenës publike kundër ndryshimit të kufijve do t’i bëjë dëm të pariparueshëm të ardhmes së vendit.
Sipas tij, deputetët s’kanë të drejtë t’ua mbyllin shpresën shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës që t’i gëzojnë liritë që sot nuk i kanë.
Ish-deputeti Qela ka pohuar se Kosova duhet të synojë ta zgjidhë problemin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës pasi, sipas tij, kjo çështje është injoruar gjatë./Epoka e re/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...