Rruga në Veternik, në hyrje të Prishtinës, pritet të përfundojë së shpejti, problem mbetet “fyti i ngushtë” i kësaj rruge, në hyrje të Prishtinës te “Rrethi”.
Ky problem pritet të zgjidhet vitin e ardhshëm, me ndërtimin e një ure që do të lidhte Rrugën B dhe A, tha Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës.
Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, Kadriu tha se pas një stërzgjatje bukur të madhe, rruga në Veternik, me tri korsi dhe një korsi ndihmëse është afër përfundimit. Si dihet tha ai, vitin e kaluar në këtë pjesë të rrugës ka patur një rishitje dheu dhe pritet që ky problem të mbyllet deri në fund të këtij viti dhe rruga të lëshohet për qarkullim pas një stërzgjatje të madhe.
“ Jemi duke punuar edhe në zgjerimin e rrugës në pjesën në afërsi të kësaj rruge në Veternik, në drejtim të Graçanicës, e cila sivjet do të përmbyllet deri te Gorenjë me një rrethrrotullim dhe pritet të vazhdojë vitin tjetër në drejtim të Graçanicës.
“Ministria e Infrastrukturës ka paraparë që të ndërtoj edhe gjashtë autostrada deri në vitin 2025. Jemi duke punuar në zgjerimin e magjistrales Prishtine – Podujeve në dalje të Podujevës”, tha ai.
Gjithashtu edhe punimet në projektin e autostradës për Gjilan po ecin mirë, tha Kadriu, dhe shtoi se po punohet njëkohësisht në autostradën për Pejë si dhe po punohet gjithashtu në projektin për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit./rtklive
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë