Alban Muqiqi pritet te largohet, a do t’ia vazhdoj Prishtina kontratën?

08:57 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Prishtina ka filluar mirë sezonin e ri të Ipko Superligës së Kosovës, duke fituar dy ndeshjet e para dhe renditet në pozitën e tretë me gjashtë pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajneri shqiptar, Mirel Josa, me skuadrën e tij në këtë sezon janë favoritët kryesor për ta fituar titullin e kampionit.

Josa edhe në këtë sezon ka vendosur që numër një i portës së Prishtinës të jetë Visar Bekaj, dhe kjo ka bërë që portieri Alban Muqiqi, të mendojë për të ardhmen e tij në klub.

Në një intervistë për Arbresh.info Sport, Albani ka zbuluar se pozitën e tij në klub do ta mendoj në afatin kalimtar të janarit.

-A dëshiron qëndrimin në Prishtinë?

Dëshira ime është për të vazhduar me Prishtinën pasi në këtë klub jam rritur dhe jam zhvilluar, si profesionist por minutat e pakta që kam për momentin, me kanë shtyrë që ta mendoj largimin.

-Si janë raportet e juaj me trajnerin Josa?

Raportet me trajnerin Josa i kam përfekte në aspektin profesional dhe sjellja e tij ndaj meje dhe lojtarëve tjerë është për çdo lavdatë.

-A keni pasur oferta nga klubet e Superligës?

Kam pasur oferta nga 3 klube te Superligës mirëpo në janar do të vendosi përfundimisht se cila do të jetë zgjidhja ime, qëndrimi apo largimi.

Albani është futbollist i dalur nga akademia e klubit dhe është rritur në këtë klub dhe deri më tani për gjigantin e futbollit shqiptar, është paraqitur në 85 ndeshje.

Sezonin 2016/17 ishte më i mirë për të deri më tani, pasi ishte i pa zëvëndësueshëm në portën e Prishtinës.

 

Ai ka bërë edhe katër paraqitje në Europa League.

Mbetet të shihet në afatin kalimtar të janarit, se cili do të jetë vendimi i Muqiqit, i cili ka kontratë vetëm edhe gjashtë muaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme