Mbahet konferenca e pestë e ambasadorëve, marrin pjesë krerët e shtetit

08:18 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës mban sot Konferencën e pestë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Konferenca hapet nga zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, ndërsa fjalime do të mbajnë presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kjo konferencë konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme vendore mbi politikën e jashtme. Aty marrin pjesë edhe ambasadorët e Kosovës në shtete të ndryshme, ekspertë dhe analistë vendorë e ndërkombëtarë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kori diplomatik ndërkombëtar i akredituar në vendin tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme