Google ADS

Tërmet i fuqishëm në Japoni, dhjetëra të zhdukur

08:00 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Ishulli verior i Japonisë, Hokkaido është goditur nga një tërmet i fuqishëm, duke shkaktuar kështu rrëshqitje të mëdha dheu.

Dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 40 janë të zhdukur, raporton transmetuesi NHK, përcjell portali arbresh.info.

Tërmeti i magnitudës 6.7 ka ndërprerë energjinë elektrike tek 3 milionë shtëpi dhe ka mbyllur një central bërthamor në rajon.

Tërmeti vjen në kohën e një tajfuni vdekjeprurës, i cili goditi në perëndim të Japonisë gjatë ditëve të fundit.

Dridhjet erdhën nga 62 km në jug-lindje të kryeqytetit Sapporo në orët e hershme të mëngjesit.

Nuk paraqet rrezik për cunami, tha agjencia meteorologjike e vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme