Parashikimi i motit për sot në Kosovë

07:42 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme