Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka njoftuar se homologu i tij Edi Rama, i ka premtuar një port detar. ku bizneset nga Maqedonia do ta shfrytëzojnë atë për shkëmbime tregtare.
”Ja shembull me kryeministrin e Shqipërisë, e kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës, ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativë të tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, citohet të ketë thënë kryeministri maqedonas në takim me anëtarët e Dhomës Ekonomike.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...