Gratë e Gjilanit protestojnë sot kundër dhunës institucionale ndaj grave

07:03 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Gratë aktive te Komunës së Gjilanit dhe OJQ-së INJECT organizojnë protestën e radhës kundër dhunës institucionale ndaj grave dhe kundër një drejtësie selektive.

Kërkesat e protestës janë shkarkimi i komandantit të policisë, policëve dhe prokurorit në Gjakovë.

Protesta do te mbahet në Gjilan ku marshi i protestuesve niset nga platoja e Teatrit për të vazhduar drejtë Gjykatës Themelore me moton “Boll Ma”.

Kjo protestë ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat që shkaktohen nga dhuna në familje dhe për ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin strikt të ligjeve të aplikueshme në vend.

Luljeta Aliu drejotreshë e OJQ Inject ka thënë se si gra aktive janë të shqetësuara sepse edhe një tjetër jetë e marrë dhunshëm, një nënë, një bijë, një kolege, një femër bie pre e dhunës në familje, andaj kontribuo edhe ti dhe bëhu pjesë e këtij marshi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme