Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, duke vënë në dukje se qëllimi i sulmeve ndaj qytetit Idlib në veriperëndim të Sirisë është marrja e tij nën kontroll, ai tha se “Ky është një rrezik serioz. Do të jetë një fatkeqësi në çdo mënyrë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çavuşoğlu ka mbajtur një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili ndodhet në Ankara për një vizitë.
Ndaj pyetjes lidhur me situatën e fundit në Idlib, Çavuşoğlu bëri të ditur se Turqia ka kryer përpjekje intensive që nga dita e parë e zbulimit të mundësisë për sulme të mundshme.
Më tej pasi ka transmetuar se janë bërë përpjekje të mëdha për të penguar shkeljen e armëpushimit nga regjimi në Siri dhe për të ndalur sulmet në Idlib, Çavuşoğlu shtoi se në Astana kanë përcaktuar 4 zona për uljen e tensioneve, ku Idlibi është i fundit i këtyre zonave.
“Është shumë e qartë dëshira e regjimit për të sulmuar Idlibin dhe për ta marrë atë nën kontroll. Por regjimi ka vende garantuese të cilët janë Rusia dhe Irani. Ne po vazhdojmë kontaktet me Rusinë dhe Iranin” tha Çavuşoğlu.
Çavuşoğlu pasi ka njoftuar se me Iranin dhe Rusinë po zhvillohen bisedime në nivel të ministrive të mbrojtjes, të jashtme dhe të agjencive inteligjente, ai shprehu se “Askush këtu mos përpiqet të mashtrojë askënd. Ne jemi në të njëjtin mendim që grupet radikale duhet të largohen ose të ndahen këtu. Por qëllimi i këtyre sulmeve është për të marrë nën kontroll Idlibin. Ky është një rrezik serioz. Është një fatkeqësi në çdo mënyrë. Si nga pikëpamja e sigurisë ashtu edhe nga ajo njerzore. Këto grupe ekstremiste, grupe terroriste nuk janë sjellë këtu nga Turqia. Nëse jemi kundër këtyre grupeve atëherë pse i kemi sjellë këto grupe terroriste në Idlib nga Aleppo, Guta Lindore, Homsi madje edhe nga jugu? Ose përse i lejuam ata te hapin korridor dhe të vinin këtu me armët e tyre? Që nga fillimi plani ka qenë i qartë: “Këto grupe do të shkojnë këtu, dhe më pas duke pretenduar se këto grupe janë këtu, do të sulmonin për të marrë nën kontroll këtë rajon”.
Po ashtu ministri Çavuşoğlu ka shpjeguar se disa grupe dhe vende kanë kryer provokime për të penguar dakordësimet që do të arriheshin në përpjekjet e treguara në formatin trepalësh dhe gjithashtu ministri turk vëri theksin se pozicionet e Gjermanisë dhe Turqisë përputhen në lidhje me Sirinë dhe çështjet e tjera.
Çavuşoğlu theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet për të parandaluar shkeljet kryesisht në lidhje me Idlibin, dhe bëri të ditur se është për t’u përgëzuar qëndrimi i sinqertë që Gjermania ka treguar në këtë drejtim, ku edhe nga të gjithë të tjerët kryesisht aleatët e Turqisë presin mbështetje për hedhjen e hapave konkretë dhe mbajtjen e një qëndrimi të qartë në këtë çështje.
Ndërsa ministri gjerman Maas ka nënvizuar se kanë diskutuar çështjet ndërkombëtare kryesisht situatën në Siri, dhe shprehu se “Sigurisht që Turqia i ndjek me një shqetësim të madh zhvillimet në kufi, po ashtu edhe ne jemi duke i ndjekur me shqetësim. Po flasim për një rajon (Idlibin) i cili bart zhvillime të cilat mund të shkaktojnë një fatkeqësi njerëzore, të cilat janë të pamundura të parashikohen. Duhet të ndihmohen personat që do të largohen nga Idlibi. Kemi biseduar se si mund të ndihmojmë. Turqia në këtë aspekt është një partner i rëndësishëm i yni”.
Duke deklaruar se synojnë të parandalojë katastrofën njerëzore në Idlib, Maas vuri në dukje se më shumë se 3 milion njerëz në Siri, shumica prej të cilëve fëmijë, janë të pambrojtur.
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...