Google ADS

10 shprehjet që i janë atribuar gabimisht Nënë Terezës

00:41 | 6 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Dita e sotme përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës. Shumë shprehje të sajat, përdoren edhe sot e kësaj dite nga njerëz nëpër të gjithë botën.

Por jo vetëm shprehjet e thëna nga vetë Shënjtorja, janë kthyer në hit nën citimin e saj. Disa shprehje kanë marrë gabimisht autorësinë e saj, duke u marrë si të mirëqena. Ndoshta edhe ju keni rënë padashje pre e këtij mashtrimi, ku shprehje të shumta të fashme mund ti keni ditur sikur i ka thënë Nënë Tereza. Më poshtë keni të gjitha shprehjet të cilat nuk duhet ti përdorni më në emër të saj:

1 – Një jetë që nuk jetohet për të tjerët, nuk është një jetë

2 – Lejo shpirtin tënd lirinë për të kënduar, vallëzuar, lavdëruar dhe dashuruar.

3 – Punët e mira lidhje që formojnë një zinxhir dashurie.

4 – Ai që është i pafajshëm nuk kujdeset për mendimin e të tjerëve.

5 – Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por unë mund të hedh një gur në ujë për të krijuar disa valë.

6 – Tregoje veten, dhe gjëra të mira do ndodhin.

7 – Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për tu thënë, por jehona e tyre është me të vërtetë e pafundme.

8 – Jetoni thjeshtë, në mënyrë që të tjerët thjesht të jetojnë.

9 – Dashuria është gjendja në të cilën lumturia e një personi tjetër është thelbësore për tuajën.

10 – Asnjëherë mos udhëtoni më shpejt se mund të fluturojë engjëlli juaj mbrojtës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme