Vrau djalin e saj, arrestohet nëna 21-vjeçare

22:48 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Një nënë amerikane është arrestuar për vrasjen e djalit të saj dyvjeçar. Trupi i Jordan Belliveau, u gjet në një pyll në Largo të Floridas.

Nëna e tij, Charisse Stinson 21 vjeç, fillimisht kishte gënjyer policinë duke i thënë se një person e kishte sulmuar atë dhe e kishte lënë pa ndjenja, raporton BBC.

Kur u zgjua ajo ishte në një park dhe nuk mund të gjente djalin e saj.

Por më vonë ajo e pranoi se e kishte goditur vogëlushin dhe më pas e kishte lënë të vdiste. Charisse akuzohet për vrasje të shkallës së parë.

Ajo pranoi se e goditi Jordan-in në faqe gjatë kohës që ishte në shtëpi. Por fatkeqësisht ai goditi kokën në mur duke  i shkaktuar edhe plagë të rënda që i sollën edhe vdekjen.

Më pas, ajo dëshmoi se e dërgoi trupin e djalit në një zonë pyjore duke e lënë atje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme