Google ADS

20 minuta ecje në ditë parandalojnë sëmundjet e zemrës te gratë

22:21 | 5 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Të ecësh më shumë, por jo shpejt, mund të jetë shpëtim për shumë gra.

Ecja mund të ulë ndjeshëm rrezikun e zëmundjes së zemrës te gratë e moshuara, thotë studimi i fundit, transmeton portali arbresh.info

Studimi, që përfshin më shumë se 137,000 gra të moshës 50 deri në 79 vjeç, konfirmoi se ushtrimet mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 25 për qind.

Sipas studiuesve besohet se vënia e trupit në lëvizje parandalon edhe sëmundjen e diabetit.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre sugjerojnë se kjo është shuma, jo intensiteti i aktivitetit fizik të kryer që ka rëndësi, dhe për lehtësimin e shumë njerëzve, ecja është një nga metodat më efektive.

“Ky është studimi i parë për raportimin e niveleve të aktivitetit fizik që lidhet me parandalimin e sëmundjeve të zemrës, veçanërisht të gratë”, tha autori i studimit, Michael McMonton, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Buffalo School of Public Health./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme