Google ADS

Sejdiu: Ka dy ditë që pushteti po mundohet me kontrabandu një ekip negociatior

21:34 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dadran Sejdiu ka pohuar se në Kuvend duhet të miratohet platforma me dy të tretat dhe po ashtu ekipi negociator duhet të miratohet me dy të tretat.

“Pushteti ka dy ditë që mundohet me kontrabandu një ekip negociatior, për të cilin nuk e ka as idenë e vetme se për çka do të flas. Synimi i opozitës është në fakt që të sigurohemi, që dy pika që janë zakonisht të thjeshta dhe që janë në frymë të kushtetutës, dhe janë edhe tekst në Kushtetutën e Republikës, të miratohen në Kuvend me një rezolutë të thjeshtë. Ato dy paragrafë janë të thjeshta, një që ky vend një dhe i pandashëm dhe që e dyta nuk ka drejtë të flas për territorin e kësaj republikë”, tha Sejdiu pas dështimit që të fillojë punimet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme