Ligji i Sheriatit në Indonezi ndalon burrat dhe gratë që të hanë në një tryezë

21:15 | 5 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Ligji i Sheriatit në Indonezi ka ndaluar burrat dhe gratë që të hanë në një tryezë.

Ky ligj nuk vlen për të martuarit ose ata në një lidhje “të bindur”, transmeton portali arbresh.info

Provinca e thellë islamike Aceh, e cila vepron nën Ligjin e Sheriatit, njoftoi sot se do të ndalonte çiftet e pamartuara të hanë në publik.

Aceh është i vetmi rajon me shumicë myslimane të populluar në botë që imponon ligjin islamik dhe që ka vendosur ligje të rrepta për kufizimet morale ndaj grave.

Vendi ka kryer një mori dënimesh, duke i shpallur fajtorë njerëzit për shkak të homoseksualitetit, bixhozit dhe për konsumimin e alkoolit.

Autoritetet kanë bërë thirrje që restaurantet të respektojnë ligjin, përndryshe do të përballen me dënime të mëdha./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme