Shefi grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar partitë në pushtet se kanë bërë kalkulime me numra të deputetëve, për seancën e thirrur nga opozita.
Ai ka thënë se ata janë treguar të pasinqertë, pasi po të kishin breng interesin e shtetit do t’i dërgonin të gjithë deputetët e jo të shikojnë se sa deputetë i ka opozita, e pastaj të vinë me 3-4 deputetë në seancë siç ka bërë Nisma
“Kjo është e qëllimshme Faton Topalli nuk është këtu është në Zvicër. Pozita nëse e kanë për interesa të shtetit të Kosovës, atëherë nuk duhet të kalkulojë më numra, të shikosh sa i ka opozita. Kjo nuk është e sinqertë”, është shprehur Konjufca.
Ai ka thënë se Tetua Rugova është deputete e pushtetit dhe nuk e llogaritë më si deputete të opozitës. Seanca e thirur nga opozita do të vazhdojë të enjten nga ora 10:00.
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka