Google ADS

42 vjeçari ka humbur jetën nga tensioni i lartë

18:43 | 5 Shtator 2018
A. B.

Një 42 vjeçar shqiptar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Tiranë, si pasojë e rënies në kontakt me kabllat e tensionit të lartë, disa prej të cilave kalonin sipër çatisë së shtëpisë ku po punonte i riu.

Astrit Zykollari ka qenë duke punuar në tarracën e një banese në kilometrin e parë të autostradës Tiranë Durrës për vendosjen e internetit, në momentin kur ka rënë në kontakt me telin përcjellës të linjës së lartë 110 kilovolt. Kontakti ka sjellë vdekjen e tij të menjëhershme.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit të rëndë.

Fotot u postuan nga Klan.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.09.2018, rreth orës 14:10, në Fushë Mëzez, shtetasi A. Z., rreth 42 vjeç, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme