Google ADS

Shoqëria civile i bënë thirrje Opozitës të organizojë protesta për zgjedhje të reja (FOTO)

18:59 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Me thirrjet ‘Poshtë Qeveria’, me ‘Hajna me hajna nuk ka shtet’, ‘Poshtë Qeveria’, ka filluar protesta e tretë me radhë e thirrur nga shoqëria civile.

Në këtë protestë kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe nisja e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Imer Mushkolaj nga shoqëria civile ka thënë se vazhdojnë të mbesin kërkesat e njëjta.

“Dorëheqja e kryeprokurorit Lumezi, Veittingu në Gjyqësor, pastrami I Listave nga veteranët e rrejshëm, këto janë kërkesat tona. Në këto hapësira po luhet një lojë e ndryë mes partive politike. Hashim Thaçi po refuzon të miratohet rezoluta që ia ndalon atij që në Bruksel të mos bëhet pazar me territorin e vendit. Ai po e rrezikon shtetësinë e Kosovës duke e parë të diskutueshme qenien e saj juridike”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Mushkolaj ka thënë se kuvendi është bllokuar nga kryetari i Kuvendit, nga pushteti që merr vendime vetëm natën.

“Ky është pushteti i natës. Ne si qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile jemi përpjekur ta japim kontributin tanë, por është koha që Kuvendi të mos mbetet vetëm hapësirë për konferenca politike e për kauza të thata. Është koha që përgjegjësinë ta marrë edhe Opozita seriozisht, Opozita nuk ka se çka të kërkojë më në hollet e kuvendit. Ne iu kërkojmë që sot partive Opozitare që të angazhohen për protestë dhe t’i bashkohen thirrjes sonë dhe të angazhohen për zgjedhje të reja, për korrigjim jo  të kufijëve por të politikanëve që po na dërgojnë drejt greminës. Me ose pa neve si organizatorë ne do të vazhdojmë ta bëjmë punën tonë por, nëse partitë në pushtet na thonë se po bëjmë argatin e opozitës ne iu themi se kështu si po organizohemi ndaj jush sot do të organizohemi edhe ndaj kundërshtaerëve të juaj nesër nëse e bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë ai duke shtuar se Presidenti po e bllokon vendimmarrjen në Kuvend.

“Presidenti po përpiqet të bllokojë vendimarrjen në Kuvend duke u munduar të bëjë parime me Vuçiqin ku thotë se Kosova nuk do të humb por do të fitojë, mirëpo kjo është rrenë. Kapja e shtetit është pikërisht këtu tek qeveria, tek kryetari I Kuvendit tek Presidenti ku ndryshe thonë e ndryshe bëjnë”, ka përfunduar Imeri duke treguar se të merkurën e ardhëshme do të mbahet protesta tjetër.

Në fund është lexuar një deklaratë e shoqërisë civile.

Deklaratë e shoqërisë civile:

“Ne qytetarët e Kosovës jemi mbloedhur sot këtu për të kërkuar përgjegjësi tek ata që po luajnë e po bëjnë pazare me fatin tonë, me fatin e vendit tonë, Kosovës. Sot si kurrë më parë është më se e qartë se politika po ndërhynë në gjyqësorë, që Kuvendi është jofunksional, që të gjitha aprimet nuk po adresohen dhe një system i tillë, dëshmitarë të së cilit jemi ne qytetarët po e shkatërron të ardhmen tonë. Andaj sot këtu protestojmë, dhe kërkojmë që të respektohet sovraniteti i vendit tonë. Kërkojmë të ndërpriten pazaret me shtetësinë tonë, me egzistencën tonë. KËrkojmë zgjedhje të reja. Bashkohuni t’i dalim Zot Kosovës, bashkohuni ju përfaqësues të shoqërisë civile, ju Opozitë dhe ju o qytetarë të Kosovës, pa asnjë dallim, të mblidhemi dhe të bëhemi një, t’i japim fund kësaj situate, dhe në mënyrë paqësore ta bllokojmë këtë process shtet shkatërrues, t’i themi njëherë e përgjithmonë mjaftë. Bashkohuni! TiI themi Jo përpjekjeve dhe ideve të Thaçit që janë shumë të rrezikshme. /Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2064474557201629/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme