Google ADS

MPJ përgënjeshtron lajmin se Gjuriqit nuk i është dhënë leja të hyjë në Kosovë

18:23 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Lajmi se drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë,Marko Gjuriq, sot pasdite nuk është lejuar të hyjë në Kosovë del të jetë i pavërtetë.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, pas pranimit të kërkesës për vizitë në Kosovë nga ana e zotit Marko Gjuric e ka aprovuar kërkesën dhe e njëjta i është përcjellur edhe zotit Gjuric dhe autoriteteve përkatëse.

Sipas tij ky është një teatër I inskenuar nga Gjuriq.

Statusi i plotë:

Vetviktimizimi i zyrtarëve nga Serbia,

Me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, dëshirojmë t’ju njoftojmë që bazuar në rregullat dhe procedurat në fuqi, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, pas pranimit të kërkesës për vizitë në Kosov nga ana e zotit Marko Gjuric e ka aprovuar kërkesën dhe e njëjta i është përcjellur edhe zotit Gjuric dhe autoriteteve përkatëse.

Andaj, teatri i inskenuar nga ana e zotit Gjuric për gjoja refuzim të kërkesës për hyrje në Kosovë, është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e tij për ta paraqitur Kosovën si palë jo bashkëpunuese.

Në të kaluarën, sikurse që do të ndodhë edhe më tutje, MPJ miraton ose refuzon kërkesa. Dhe secilit vendim i kemi qëndruar ballëhapur. Nuk kemi nevojë për dramaticitet të shtirur në këtë fazë kur po punojmë intenzivisht për evropianizimin e rajonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme