Google ADS

Një banor sulmohet nga katër policë

17:07 | 5 Shtator 2018
A. B.

Personi me iniciale D.K. nga fshati Pirok ka lajmëruar se ka qenë i sulmuar nga katër policë për të cilën ka qenë i shtruar në spital për mjekim në Spitalin Klinik të Tetovës, njofton zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas tij D.K. të hënën rreth orës 21:40 duku u kthyer me veturë nga Shkupi drejtë Tetovës në vendin e quajtur “Gllumovë” ka qenë i ndaluar nga policia zyrtare.

Ato sipas lajmëruesit, e kanë legjitimuar atë, gruan e tij dhe gjyshen e tij, ndërsa pastaj kanë kërkuar që ta hap pjesën e prapme të veturës me çka fizikisht e kanë sulmuar. Pas kësaj D.K. e kanë marr dhe është mbajtur për një orë në njësinë policore në Saraj.

Pasi është lëshuar ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë ku është mbajtur për mjekim të mëtejshëm. Për ngjarjen menjëherë është lajmëruar Njësia për kontroll të brendshme, hetim kriminalistik dhe standardeve profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Janë marr masat intensive për dokumentimin dhe pastrimin e rastit tha Josifovski. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme