Google ADS

Rreth 100 pasagjerë të sëmurë, aeroplani që po shkonte nga Dubai në New York futet në karantinë

16:56 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Aeroplani i Emirateve nga Dubai është në karantinë në Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy pasi rreth 100 pasagjerët kanë shfaqur shenja të sëmundjes, si ‘ethe dhe kollitje’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i Emirateve nga Dubai në Nju Jork është vendosur në karantinë pasi gati 100 pasagjerë kanë raportuar se janë sëmurë.

Aeroplani u ul në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy të mërkurën në mëngjes pas orës 9 të mëngjesit – sipas kohës lokale.

Zyrtarët e aeroportit thanë se aeroplani mbante 500 pasagjerë, kur 100 prej tyre raportuan se ishin të sëmurë.

Ka qenë piloti ai që ka raportuar tek kontrollorët e trafikut se shumë nga pasagjerët e tij duket se ishin të sëmurë me ethe dhe disa prej tyre ishin me koll.

Sipas NBC, zyrtarë nga Policia e Autoritetit të Porteve dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ishin duke pritur në një zonë për të kontrolluar udhëtarët, pas aterrimit të aeroplanit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme