Bëhuni gati për çadrat, moti ka surpriza

16:51 | 5 Shtator 2018
A. B.

Vjeshta po troket në vendin tonë, pasi sinoptikanët parashikojnë që kjo javë të sjellë reshje shiu.

Dita e mërkurë, 5 shtator moti do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ku sërish nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta të shiut në mesditë, kryesisht në zonat malore, të cilat filluan që orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas IGJEUM, (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit).

Ndërsa, era do të fryjë e lehtë deri mesatare, dhe temperaturat do të jenë, në bregdet 19 / 27 °C, në vendet e ulëta: 18 / 26 °C dhe në vendet malore: 13 / 25 °C.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme