Dua Lipa është përzgjedhur këtë vit si imazhi i veturave “Jaguar”.
Vet kompania kishte njoftuar javë më parë se kishte arritur një bashkëpunim me artisten shqiptare, për të promovuar një partneritet të teknologjisë së fundit me brendin e automjeteve.
Më 3 shtator, artistja shqiptare me famë botërore mbajti një koncert ekskluziv në Amsterdam të Holandës, nën patronatin e Jaguar, koncert i titulluar “The PACE: Season One”.
Përveç performancës së këngëtares, në këtë koncert janë promovuar modelet e popullarizuara SUV të Jaguarit.
Dua ka dhuruar një performancë spektakolare, duke kënduar disa nga hitet e saj më të fundit.
Ajo ka shkëlqyer e veshur me një fustan plot shkëlqim, me prerje të shumta, teksa dukej tërheqëse me flokët e saj të zeza dhe të shkurtra.
Ndërkohë, artistja shqiptare ka realizuar edhe një set të ri fotografik, në promovimin e modeleve të reja të veturës, ku dukej po ashtu mjaft joshëse e veshur me kostumin blu me shkëlqim.
Dua gjithashtu ka paralajmëruar se nesër (e enjte), do të publikojë këngën e saj më të re “Electricity”.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...