Google ADS

Ambasada amerikane kujton Nënë Terezën me një fotografi të rrallë

15:07 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një fotografi të rrallë të shenjtores shqiptare Nënë Tereza sot, në ditën e saj të vdekjes dhe të shenjtërimit nga Vatikani, ditën kur ajo përkujtohet në mbarë botën.

“Foto e Ditës, – shkruan Ambasada në Fb. – 13 qershor, 1986. Presidenti Ronald Regan qesh së bashku me Nënë Terezën dhe Motrën Frederik, ndërsa të tre takohen në Shtëpinë e Bardhë. Nënë Tereza u dekorua me Medaljen e Lirisë nga Presidenti Regan dhe mori titullin qytetare nderi amerikane nga Presidenti Klinton në 1996.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme