Google ADS

Endrit Thaçi i përgjigjet ashpër Kurtit: Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet

14:47 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Endriti, djali i presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pasi ky i fundit deklaroi se “ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit, Milicën”.

Përmes një story në Instagram, Endriti ia ka përcjellë një mesazh liderit të LVV-së.

LEXO EDHE: Kurti ironizon: Ka mbetur që veç edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet ta ketë çështjen primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez… e gjetiu. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptojë gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme