Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të marrë formën përfundimtare në fillim të nëntorit Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të marrë formën përfundimtare në Francë, diku në fillim të muajit nëntor.
Kështu shkruan mediumi serb “Novosti”, sipas të cilit një gjë e tillë mund të ndodhë në margjinat e festimit të njëqind vjetorit të fitores së aleatëve në Luftën e Parë Botërore, më 11 dhe 12 nëntor në Paris, përcjell Telegrafi.
Ndryshe rundi i ri i bisedimeve të Brukselit në nivelin e presidenteve, midis Hashim Thaçit të Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqit të Serbisë, me ndërmjetësimin e kryediplomates së BE-së, Federice Mogherini, është paralajmëruar të mbahet këtë të premte, më 7 shtator.
Ndërkohë, së fundmi, dy presidentët, ai i Kosovës si dhe ai i Serbisë, kanë prezantuar idetë e “korrigjimit të kufijve”.
Megjithatë, partitë e opozitës dhe politikanë nga të dyja anët kanë kundërshtuar propozimin, të cilat, sipas tyre, mund të inkurajojnë nacionalistët etnikë diku tjetër në Ballkan.
Gjithashtu, siç kanë raportuar mediat, kundër “ndryshimit të kufijve”, përveç Gjermanisë ka dalë edhe Franca.
Madje, siç thuhet më tej, pozicioni i Parisit është akoma më i ashpër sesa pozicioni i Berlinit.
“Parisi zyrtar ka frikë se çdo ‘rishikim’ mund të shkaktojë një reaksion zinxhir në rajon, edhe në qoftë se vendoset se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm në mes të Beogradit dhe Prishtinë”, citohet të ketë thënë burimi në fjalë.
Para së gjithash, siç thuhet më tej, kjo lidhet me situatën në të cilën Republika Srpska do të përpiqej të ndjekë shembullin e veriut të Kosovës.
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...