Andrea Pirlo ka shijuar çdo gjë që mund të të dhurojë sporti i futbollit. Tashmë i tërhequr, ai bëhet pjesë e debatit që është hapur në Itali për aktivizimin e të rinjve.
Mançini ka ftuar të gjithë klubet që të hedhin në fushë më shumë futbollistë italian të rinj, në mënyrë që të ritet cilësia e kombëtares. Trajneri ka hasur në shumë kundërshti nga klubet, ku argumenti është i njëjtë, do të luajnë ata që e mertojnë, nuk ka rëndësi kombësia. Pirlo kërkon një filozofi të re nga trajnerët italianë. “Besoj se Mançini i referohet faktit se skuadrat e mëdha kanë shumë të huaj, me përjashtim të Milanit dhe Fiorentinës. Mund të them se është e vërtetë që trajnerët italianë nuk kanë guxim dhe i aktivizojnë të rinjtë vetëm pak minuta” u shpreh ish-mesfushori.
“Është e vështirë që një 18-vjeçar ti marri vendin një 28 apo 30 vjeçari. Megjithatë kombëtarja U-21 është një reflektim, nuk fiton asgjë prej vitit 2004. Nëse je i aftë mund ta tregosh kudo, siç po bën Verrati te PSG. Shumë të huaj janë të një niveli më të dobët se të rinjtë tanë, kryesisht në kategori më të ulta të kampionatave. Megjithatë ata aktivizohen sepse klubet bëjnë sforco ekonomike për ti marrë”, përfundoi Pirlo për të përditshmen italiane “La Repubblica”.
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...