Prokuroria Publike Themelore Gostivar solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave, të cilët dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e familjes treanëtarëshe në Dibër.
Sipas kumtesës së PTHP-së, e dyshuara e parë, një femër e moshës 28-vjeçare, është nën hetim pasi ekzistojnë baza për dyshim se ka kryer vepër penale – vrasje sipas nenit 123 paragrafi 3 nga Kodi Penal. Për dy të dyshuarit e tjerë, një burrë 31-vjeçar nga Gostivari dhe një banor 62-vjeçar i Dibrës, ekziston dyshimi se i kanë ndihmuar në kryerjen e vrasjes, sipas nenit 123 paragrafi 3 lidhur me nenin 24 të Kodit Penal.
“Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik kompetent gjykatësit i dorëzoi Propozim për përcaktimin e masës së arrestit për tre personat e dyshuar. Ky propozim u pranua dhe gjykatësi të dyshuarve u ka caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.
Ata shtojnë se procedura hetimore do të vazhdojë në drejtim të ndriçimit të plotë të këtij rasti dhe sigurimit të dëshmive materiale./telegrafi
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...